Bota

OBM: “Pandemia po redukton emetimet e bëra nga njeriu”

“Nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë kanë vazhduar rritjen këtë vit, edhe pse pandemia e COVID-19 po redukton emetimet e bëra nga njeriu“,-njoftoi sot Organizata Botërore Meteorologjike.

“Rënia e emetimeve të lidhura me bllokimin është vetëm një gabim i vogël në grafikun afatgjatë. Na duhet një rrafshim i qëndrueshëm i kurbës”,-tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së, Petteri Taalas.

Përqendrimi atmosferik i dyoksidit të karbonit u rrit nga 407,9 në 410,5 pjesë për milion vitin e kaluar, duke arritur një nivel që është një herë e gjysmë më i lartë se në agimin e revolucionit industrial në shekullin XVIII. Taalas tha se pandemia nuk duhet parë si një zgjidhje për ndryshimin e klimës, por si një mundësi për përpjekje më ambicioze për të zvogëluar emisionet industriale, të energjisë dhe transportit.