Bota

Papa Françesku në Irak, diskuton sigurinë e të krishterëve

Papa Françesku zhvilloi në Irak një takim me Aystollah Ali al-Sistani. Dy përfaqësuesit e vlerësuar fetarë janë takuar në qytetin e shenjtë Najaf, teksa Papa ka tentuar të dërgojë mesazh për bashkëjetesë paqësore dhe të mbështesë pakicën e krishterë në Irak. Al-Sistani është figurë e rëndësishme në mesin e pakicës së krishterë shiite në Irak.

Kjo pakicë në Irak dikur vlerësohej se përbëhej nga 1.4 milion banorë, ndërsa sot janë rreth 300,000 të krishterë, shumica prej të cilëve janë zhvendosur nga shtëpitë.

Irakianët kanë mirëpritur vizitën dhe vëmendjen ndërkombëtare që i është dhënë shtetit të tyre, i cili tenton të rimëkëmbet nga dekada të luftës dhe trazirave.

Shtete tjera me shumicë myslimane, që ka vizituar Papa Françesku në të kaluarën janë: Turqia, Jordania, Azerbajxhani dhe territoret palestineze.