Celebrities Gossip Showbiz

Pas Don Xhonit edhe Capital T për pushime në Itali dhe jo vetëm…

E teksa sezoni i koncerteve ka përfunduar, këngëtarët po shijojnë disa ditë relaksi duke pushuar në këto ditë shtatori. Ndryshe nga të tjerët që kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushime, Don Xhoni zgjodhi të shkojë në Venecia të Italisë.

E duket se dhe Capital T ka zgjedhur të shkojë në Itali, jo vetëm për të kaluar disa ditë pushime, por edhe ka performuar në një koncert atje. Këtë e ka treguar vetë reperi me anë të një fotografie që ka publikuar në Instagram ku ka falenderuar ndjekësit që ishin pjesë e koncertit.

E shijova kohën në qytetin tim të preferuar në Itali. Faleminderit të gjithëve që keni qenë pjesë e koncertit. Sonte do të postoj disa momente prej nejës. Shihemi shpejt.

Ndërkohë kujtojmë se, projekti muzikor i fundit nga Kapo është “Buzëqeshje”, këngë e cila u përfol shumë për pjesëmarrjen e prezantueses Nevina Shtylla në klip si protagoniste.