Showbiz

Pas festës së bebit, Adelina Tahiri shtrohet në spital

Këngëtarja e famshme Adelina Tahiri është në ditët e fundit të shtatzënisë për këtë arsye ka organizuar një “Baby Shower” për vogëlushin që pritet të vijë në jetë.

Gjatë festës së saj bukuroshja gjithashtu ka bërë të ditur emrin e bebit i cili do të quhet Jon.

“Prive.al” ka raportuar se menjëherë pas festës këngëtarja është shtruar në spital por jo për shkak të ndonjë komplikacioni por sepse është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe do të mbahet në vëzhgim.

Ky ka qenë vendimi i vetë Adelinës.