Showbiz

Pas ndarjes me Belen Rodriguez shpërthen Andrea Iannone

Javën e kaluar u bë publik lajmi se argjentinesja Belen Rodriguez i dha sërish fund lidhjes së saj me pilotin e Moto GP, Andrea Iannone.

Në vetëm një javë mediat italiane kanë ngritur dyshime se ajo ka nisur marrëdhënie me meshkuj të tjerë në industrinë e televizionit ndërkohë që thashethemet nuk kanë fund.

Pas lajmeve të shumta sportisti i famshëm ka vendosur të reagojë ashpër rreth kësaj situate. Ai ka postuar në rrjetin social Instagram një shkrim se të gjitha këto lajme dhe spekulime janë të rreme dhe se duhet ta lënë Belen të qetë.

“Belen është një grua me ndjenja të vërteta mbi të gjitha është një nënë kështu që mjaft i gënjyet njerëzit me këto histori të pavërteta” ,-shkruan ai.