Auto & Moto

Pasioni i patreguar më parë i Joe Biden, presidenti amerikan i ‘fiksuar’ pas makinave!

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zbuluar pasionin e tij për makinat në një podcast ku ishte i ftuar së fundmi. Ai ka folur rreth entuziazmit dhe përvojës së tij me makinat dhe ka theksuar se prej momentit kur është shpallur president ka preferuar të drejtojë vetëm prodhime amerikane, duke filluar nga Hummer EV deri te Corvette.

“A i keni parë modelet e reja? Ato kanë një çelës startues. Unë kam drejtuar një Porsche deri në 281 km/h”,-tha Biden në podcast. Gjithashtu, në bisedë e sipër ai ka treguar se i pëlqen garat me makina, sidomos ato pa përdorimin e pajisjeve elektrike si sistemi Launch Control. Ky rrëfim i presidentit ka bërë që pasionantët e makinave të kenë më shumë simpati për kreun e shtetit.

Rikujtojmë, se së fundmi Joe Biden ka falur dhjetëra të dënuar për posedim të sasive të vogla të marijuanës, në ato shtete ku ajo nuk është legalizuar për qëllime rekreative apo mjekësore. Sipas Shtëpisë së Bardhë me këtë vendim bëhet realitet premtimi i drejtësisë së barabartë për korrigjimin e pabarazive racore në sistemin e drejtësisë. “Të dhënat kriminale për përdorimin dhe zotërimin e marijuanës po bëhen një pengesë për punësimin, strehimin dhe mundësitë e arsimit. Shumë jetë janë penguar prej qasjes tonë të gabuar ndaj marijuanës. Është koha ta korrigjojmë”,-tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.