Celebrities Gossip Showbiz

Për dashurinë? Luiz Ejli zbulon arsyen pse hoqi dorë nga muzika!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Ditën e sotme në një bashkëbisedim me Nitën, Luizi ka treguar arsyen se përse ka hequr dorë nga muzika vite më parë. Ai u shpreh se ishte mes dy zgjedhjeve ose duhet të ndiqte zemrën dhe të largohej, ose të qëndronte edhe ta humbiste personin që donte.

 Po e lashë pra se bëra zgjedhjen. O të shkoja pas zemrës dhe të ikja nga Shqipëria, o të rrija në Shqipëri dhe të humbisja atë. Zgjodha, nuk mbaroi ashtu si e mendoja…

Kiara ka disa ditë që është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” e tanimë po kalon kohë me familjarët e saj. Edhe tashmë jashtë shtëpisë Kiara e mbështet Luizin, si në çdo dalje televizive ashtu edhe në rrjete sociale. Edhe ditën e sotme Kiara ka postuar në Instagram një foto në krahët e tij dhe ka falenderuar të gjithë ndjekësit për mbështetjen e tyre dhe duke u shprehur se fituesi është Luizi.