Tech

Përditësimi i fundit nga Meta!

Të gjitha kompanitë e mëdha të teknologjisë po përpiqen të përmirësojnë njëra-tjetrën me përditësimet “Hej, shiko çfarë mund të bëjë tani inteligjenca jonë artificiale (AI)” dhe sot, kompania mëmë e Facebook, Meta prezantoi përmirësimin e saj më të fundit në një version të quajtur Llama 3.

Ndryshe nga publikimet e mëparshme të Llama, Llama 3 ka ueb-faqen e saj të dedikuar (meta.ai), ku mund ta përdorni mjetin falas. “Ditë e madhe këtu. Ne po nxjerrim versionin e ri të Meta AI, asistentit tonë, që ju mund të bëni çdo pyetje përmes aplikacioneve dhe syzeve tona”,-tha CEO i Meta Platform, Mark Zuckerberg.

Ne e ndërtuam atë në kutinë e kërkimit pikërisht në krye të WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger, kështu që sa herë që keni një pyetje, mund ta bëni atë pikërisht aty. Ne po nxjerrim gjithashtu një sërë veçorish unike të krijimit. Meta AI tani krijon animacione dhe krijon imazhe me cilësi të lartë aq shpejt sa që gjeneron dhe përditëson imazhe për ju në kohë reale ndërsa jeni duke shtypur.

Gjithashtu ajo do të gjenerojë gjithashtu një video riprodhimi të procesit tuaj të krijimit. A do ta ndryshojë në ndonjë mënyrë jetën tuaj? Absolutisht jo. A ju intereson kjo? Ndoshta. Rikujtojmë, se konkursi i parë në botë i bukurisë për Inteligjencën Artificiale do të gjykojë konkurrentët e krijuar nga AI-të që konkurrojnë për titullin “Miss AI”.

Konkursi është pjesa e parë e një programi të çmimeve të prezantuara nga Çmimet Botërore të Krijuesve të AI (WAICA) dhe partneri i saj i parë, Fanvue, një platformë me abonim që mbështet përmbajtje të AI-së. Sipas faqes së internetit të WAICA, organizata është e përkushtuar për të njohur arritjet e krijuesve të AI në mbarë botën dhe konkursi i “Miss AI” do të vlerësojë konkurrentët në bukurinë e tyre, teknologjinë dhe influencën për të fituar kurorën e Miss AI.