Albanian’s Hot Top 30, Week of December 13th

A mund ta quajmë këtë javën më të ngarkuar në listën e 30 hiteve më të mira shqiptare? Me shumë gjasa që po. Dhe për pak do ju themi se pse.

Këtë javë në Albanian’s Hot Top 30, kemi plot 14 projekte të reja në listë. U surprizuat mjaftueshëm? Tani na lini që t’ju prezantojmë me to… Si fillim Yll Limani ka publikuar albumin e tij që rezultoi një sukses i padiskutueshëm. Të pesta këngët e tij janë pritur mjaft mirë nga publiku dhe sigurisht që nuk kishin si t’i mungonin listës. Bëhet fjalë për “Lshoja zanin”, “Gënjeshtare”, “Qaj”, “Çka nëse” dhe “Vonë”.

Ndërkohë një tjetër surprizë janë “Qaj” dhe “Era”, dy rikrijime moderne shqiptare. Nilsa Hysi ka risjellë një version të ri të këngës popullore “Qaj Maro” me titullin “Qaj”. Nga ana tjetër, Mira Konçi dhe Faton Macula kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të ri me këngën “Era” nga grupi “Gjurmët”.

Projekte të tjera më të fundit që i bashkohen listës janë; “040 Dukat” nga Kidda, 2 këngë në 1, “Anash & Doja” nga Anxhelina dhe Flori, “E urrej” nga Nush, “Am do” nga Alandy dhe Stine, “Era” nga Dafina Zeqiri dhe Buta. Por jo vetëm kaq por edhe dy projekte interesante nga artistë më të rinj, “Pfizer Love” nga Bik Kik dhe “Sonata” nga Ibro Deli. Shijojini…

Powered by The Top List © / Top Awards ©

1
Kidda
040 Dukat
2
Anxhelina x Flori
Anash & Doja
3
Yll Limani
Lshoja Zanin
4
Yll Limani
Gënjeshtare
5
Yll Limani
Qaj
6
Yll Limani
Vonë
7
Yll Limani
Çka nëse
8
Nilsa Hysi
Qaj
9
Mira Konci & Faton Macula
Era
10
Nush
E urrej
11
Alandy ft. Stine
Am do
12
Dafina Zeqiri ft. Buta
Era
13
Big Kik
Pfizer Love
14
Ibro Deli
Sonata
15
Mozzik
Shko
16
Blero
Hej Aman
17
Alban Skenderaj & Miriam Cani
Zemer permbi Zemer
18
Getinjo
Real
19
Ergys Shahu ft. Jona
Pa hile
20
Azra
Inati
21
Visjan Ukcenaj x Kastro Zizo
HANA
22
Arilena Ara
E gjalle
23
Sir-A
Ktu ka Juda shpine
24
Numen
Loti
25
Dafina Zeqiri
Ti dho krejt
26
Kastro Zizo
Mall Burri
27
OTTO x VICE
Broski
28
ALBU
Arrogante
29
Don Xhoni x Loredana
Gjuj për to
30
MatoLale
Enxhi