
Pharrell Williams dhe Travis Scott kanë publikuar këngën e tyre të re “Down in Atlanta”. Kënga u njoftua në të njëjtën kohë kur u zbulua se festivali i Williams, “Something in the Water” do të kthehet në Virginia Beach në vitin 2023. “Down in Atlanta” shënon paraqitjen e fundit të Travis Scott që nga tragjedia e Astroworld 2021. Ai ka luajtur gjithashtu në këngën “Hold That Heat” të Southside, “Never Sleep” të Navit dhe “Let’s Pray” të DJ Khaled, si dhe në këngën “Pablo” të Kanye West në Donda 2.
Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares kanë lançuar këngën e tyre të re festive të Kupës së Botës “Tukoh Taka”. E kompletuar nga ana artistike dhe me një ritëm drithërues, “Tukoh Taka” hyn në histori si kënga e parë e Kupës së Botës FIFA me tekst anglez, spanjoll dhe arab.
Pasi u përzgjodh për një mori nominimesh për Grammy për “Mr. Morale and the Big Steppers”, Kendrick Lamar publikoi së fundmi videoklipin e “Rich Spirit”. Me regji nga Calmatic, klipi tregon Lamar duke performuar këngën ndërsa kërcen rreth një shtëpie shumë elegante dhe gjithashtu shumë të zbrazët. Klipi është gjithashtu i mbushur me prekje të veçanta, si Kendrick duke biseduar në një telefon të shkëputur ose duke ngrënë diçka natën vonë, teksa është ulur në errësirë.