Portokallia vjen në Top Albania Radio?!
Ndryshe • 18:01 27/01/2021
Lajmi më i mirë për fansat e Top Albania Radio-s dhe Portokalli-së sapo ka mbërritur. Tashmë mund të dëgjoni pak ‘Portokalli’ edhe kur të jeni duke udhëtuar. Po për çfarë bëhet fjalë?! Ende nuk është e qartë, por katërshja e famshme e humorit të Portokallisë zbuluan paksa nga projekti i tyre më i ri. Të ftuar sot në programin “Ndryshe” me Salsano Rrapin, në studio ishin Aleksandër Grami dhe Jorke Broka, ndërsa në linjë telefonike, Erblin Bajko dhe Rolando Saro. Aleksandri dhe Jorke pohuan se kanë biseduar për një projekt të ri, në Top Albania Radio dhe në linjë telefonike lidhet miku i tyre Erblin Bajko, i cili konfirmon gjithçka dhe jep disa detaje. E rëndësishme është që ky program do të na dhurojë shumë të qeshura.
Do fillojë diçka shumë ndryshe, shumë e bukur, diçka e parë vetë nga ne, e parë edhe nga publiku, e dëgjuar, e lozur, e qeshur, shumë ndryshe… nuk dua të jap shumë detaje sepse nuk dua të të marr emisionin. (Erblini i drejtohet Salsanos)
Mesa duket, së shpejti do të kemi një projekt shumë të veçantë nga katërshja shumë e dashur për publikun dhe ne mezi po presim…
Nga Dita Ndërkombëtare e Gargares tek negativiteti në BBV – Ndryshe 23/04/2024
Ndryshe 00:07 25/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Nuk e duroj dot Eglën, negativitet që nuk i shkon një femre”!
Ndryshe 00:04 25/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Rama duhet të mbante premtimin për taksën e bizneseve të vogla”!
Ndryshe 00:02 25/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Nuk do e stimuloj djalin tim të bëhet aktor sepse…”!
Ndryshe 00:00 25/04/2024
“Marramendësi nga Bërzhita”, banori më i ri në BB VIP 3!
Ndryshe 00:00 25/04/2024
Gjithçka duhet të dini mbi shtatzëninë prej gargares!
Ndryshe 00:00 25/04/2024
Dea Vieri: “Burri im do lajë e fshijë, unë do vërdallisem”!
Ndryshe 21:09 17/04/2024