Celebrities Gossip Showbiz

Portreti i parë familjar i Shpat Kasapit, Selvijes dhe Roelit!

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvije Jao janë bërë prindër për herë të parë para një jave, edhe pse lajmin e kanë dhënë ditë e djeshme. Ata janë gëzuar me ardhjen në jetë të një djali për të cilin kanë zgjedhur emrin e veçantë Roel. Mbrëmjen e djeshme Shpati ka publikuar portretin e parë si familje në rrjetin e tij social Instagram dhe ka emocionuar me fjalët që ka shkruar:

Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur #Roeli ishte ende në zhvillimet e tij te para për të ardhur në këtë botë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur, jo vetëm për shkak të kësaj përvoje të mrekullueshme që na bëri prindër, por edhe sepse e dimë që ROELI jonë do të mbrohet gjithmonë nga ekipi i @onehospitalmk si engjëlli i tij mbrojtës. Faleminderit One Hospital dhe @dr.irenagosheva bashkë me ekipin që u përkujdesën për engjullin tonë.

Rikujtojmë, se Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në muajin dhjetor. Ata organizuan një ceremoni private me familjarët e tyre dhe shkëmbyen unazat me njëri-tjetrin. Selvija e ka shprehur në shumë raste dashurinë që ka për Shpatin, duke na ngrohur zemrat me romancën e tyre. Madje, emocionues ka qënë edhe urimi i saj më i fundit për ditëlindjen e partnerit të zemrës. Dyshja na tregon çdo ditë e më tepër, se janë bërë për njëri-tjetrin.