Art & Kulturë

Prestigjiozja “Time” përzgjedh veprën e artistes shqiptare për të falenderuar mjekët!

Media prestigjioze “Time” ka përzgjedhur pikturën e artistes shqiptare, Mimoza Rraci, për të falenderuar gjithë punonjësit e shëndetësisë për punën e tyre të palodhur gjatë pandemisë. Në pikturën e artistes shqiptare, shfaqet një mjeke me maskë në fytyrë, mbi të cilën dallohet edhe flamuri i Kosovës.

Artistja nuk e ka pritur aspak këtë gjë dhe ka mbetur totalisht e surprizuar. Rraci e ka ndarë postimin në rrjete sociale dhe ka treguar gjithë lumturi se është zgjedhur nga “Time” për të falenderuar mjekët.

“Këtë nuk e prisja. ‘Time’, nji prej gazetave me te famshme në botë ka postuar punën time për t’i falënderuar Guardians of the year !”,-ka shkruar Rraci e habitur.

Piktura e Mimoza Rracit në prestigjiozen “Time”