Showbiz

Princ Leka dhe Elia Zaharia publikojnë foton e parë me vogëlushen e tyre

Princ Leka dhe Elia Zaharia pak ditë më parë, janë bërë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Geraldinë. Zaharia ka publikuar fotot e para bashkë me vajzën, ku çifti duken shumë të lumtur. Me këtë rast, ajo falenderoi të gjithë për urimet që u’a kanë dërguar këto ditë me rastin e lindjes së vajzës.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldinë. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment! Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldinë u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve! Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldinë të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”, shkruan Elia Zaharia.

Nuk e dimë për ju, por neve sapo na u ëmbëlsua dita me këtë foto!