Tech

Probleme me rrjetet më të ndjekura sociale, të paaksesueshëm Whatsapp, Instagram, Facebook e Messenger

Për disa minuta, në mbarë botën nuk punuan aplikacionet Whatsapp, Instagram, Mesenger dhe Facebook.

Të shumtë ishin përdoruesit të cilët nuk mundën dot të komunikonin nëpërmjet këtyre aplikacioneve ndërsa nuk ka informacion zyrtar për arsyen e këtij bllokimi.

Të katra rrjetet sociale janë në pronësi të Mark Zuckerberg.

Instagram deklaroi se pati një gabim serveri ndërsa Facebook gjithashtu pohoi faktin se kishte një gabim për përdoruesit që u përpoqën të identifikohen.

Rreth 78 përqind e përdoruesve raportuan se kishin probleme me faqen e parë të Facebook, ndërsa të paktën 24 mijë përdorues në Mbretërinë e Bashkuar deklaruan se nuk përdornin dot Whatsapp.

Një nga përdoruesit shkruante i indinjuar:

WhatsApp, Facebook dhe Instagram ranë të gjithë, në këtë mënyrë të pasurit e monopoleve duket ide e keqe

Raportohet se pati një rritje të papritur të raporteve për problemet me aplikacionet në pronësi të Facebook. Përdoruesit kanë shprehur zhgënjimin e tyre që nuk ishin në gjendje të lidheshin me miqtë, familjen ose kolegët e punës.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që të tilla probleme raportohen për disa nga aplikacionet më të përdorura në botë.