Showbiz

Producenti i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë, ja emri i veçantë i vajzës

Të gjithë e njohim Cricket (Donald Prelvukaj) për hitet e tij dhe bashkëpunimet me këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare.

Pak orë më parë nëpërmjet një postimi në platformat sociale ai i tregoi ndjekësve të tij është bekuar me një vajzë.

Producenti vendosi të ndajë pa asnjë rezervë fotot e vogëlushes duke treguar edhe emrin e veçantë të saj, Kanina.

“Mirë se erdhe në jetë KANINA. Të dëshiroj të gjitha të mirat në jetë, qofsh e lumtur gjithmonë!” -shkroi Cricket në diçiturën e fotove të ëmbla të vogëlushes.