Gossip Showbiz

Dafina nuk ndalet! Pritet një bashkëpunim me reperin kosovar më të dashur nga të gjithë!

Çdo këngë e lançuar nga Dafina Zeqiri këto muajt e fundit është kthyer padyshim në një superhit dhe e gjeni veten duke e kënduar këngën pavetëdije. Ashtu siç ndodhi me bashkëpunimin e saj “Pa ty” së bashku me Cricket dhe Muma, ashtu është dhe me këngën e saj më të fundit, një bashkëpunim me Lyrical Son “Llafe llafe”, ku na shoqëron kudo që ndodhemi.

Por nuk mbetet me kaq sepse në albumin e saj, “Dafinë Moj”, Dafi do të ketë dhe shumë duete të tjerë me artistët tuaj më të preferuar. Ku njëri prej tyre është i talentuari MC Kresha. Një bashkëpunim të cilin mezor presim ta dëgjojmë e shohim.

Këtë lajm e ka dhënë vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku shfqt Lyrical Son dhe Mc Kresha ndërkohë që këndohej “Llafe llafe” dhe në video shkruan, “Së shpejti… Dafina ft Mc Kresha”.

Gjatë kësaj jave, Zeqiri ka publikuar dhe emrat e disa artistëve të tjerë që do të jenë pjesë e albumit të saj, ku përfshihet dhe reperi kosovar Buta. Ku gjithashtu me anë të InstaStory ajo ka shfaqur dy videi ku dëgjohet kënga e reperit në sfond teksa e ka etiketuar dhe hashtag-un e përdorur #DafinëMoj.
shtojmë se së shpejti do të vijë dhe një bashkëpunim me Kidën dhe Arilena Arën.