Bota

Protestat e dhunshme në Francë, bizneset përballen me pasojat e para, 1 miliard euro dëme!

Vetëm disa javë pasi protestat dhe grevat për reformat e pensioneve në Francë u shuan më në fund, bizneset në vend po përballen me pasojat e një jave të trazirave.

Protestat e dhunshme, të cilat u shkaktuan nga vrasja fatale e një të riu nga një oficer policie të martën e kaluar, kanë shkaktuar tashmë më shumë se 1 miliard euro dëme, sipas një shoqate biznesi franceze, MEDEF.

Protestuesit kanë plaçkitur 200 dyqane dhe kanë shkatërruar 300 degë bankash dhe 250 dyqane më të vogla, tha një zëdhënës i MEDEF për CNN.

Vala e trazirave shpërtheu pasi 17-vjeçari Nahel Merzouk u qëllua për vdekje nga njw efektiv police.

Mobilizimi i policisë ka qëndruar konstant gjatë të gjithë ditëve, duke mbajtur në gatishmëri 45,000  persona në të gjithë Francën.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne raportoi se afërsisht 4,000 persona u arrestuan, ndërsa 1200 prej tyre rezultojnë të mitur.

“Mbrëmë ishte shumë më qetë, ishte një shenjë pozitive për rikthimin e rendit. Por ne mbetemi vigjilentë dhe gradualisht po e përshtatim reagimin tonë. Përballë kësaj dhune, mendoj se është e drejtë të thuhet se ne qëndrojmë të bashkuar”, tha ajo.