BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Pse u rikthye në “BBV2”? Efi Dhedhes tregon të vërtetën!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro do të intervistojnë Efi Dhedhes, e cila na ka treguar arsyen përse u rikthye në “BBV2”.

Gjëja e parë ishte dashuria e njerëzve, po të mos pranoja dukej sikur kam frikë, pastaj pjesa tjetër erdha ta shijoj, por nuk ndodhi ashtu. Unë atë që kisha për të treguar e kisha treguar nuk kisha diçka të re dhe ja arrita finalen…