Showbiz

Qenushët e Joe Biden tashmë në rrjetet sociale, ja jeta e tyre në Shtëpinë e Bardhë

Kafshët shtëpiake janë gjithmonë qetësimi i mendjes dhe shpirtit. Këtë herë ju do të njiheni me qentë e presidentit më të ri të SHBA-ve, Joe Biden, Champ dhe Major. Joe Biden birësoi qenushët mistrecë (të dy të racës Pastor Gjerman) në vitin 2008 dhe emri i këtij të parit i referohet babait të Joe që i tha djalit të tij “çohu, kampion” kur ai ishte i mërzitur.

Tashmë Champ dhe Major po bëjnë histori sepse janë qentë e parë që gëzojnë Oborrin e Shtëpisë së Bardhë që ka pamje përrallore. Të dy qentë kanë rrjete sociale si Instagram dhe Twitter, të cilët shpërndajnë momentet më të bukura nga jeta e tyre dhe këtë herë shënojnë rikthimin madhështor në Shtëpinë e Bardhë, me pronarin e tyre si president i SHBA-ve.

Ata mund t’i gjeni në Instagram me emrat ‘first_dogs_usa” ku kanë 58.9 mijë ndjekës dhe në Twitter ‘First Dogs Champ & Major Biden” me mbi 48 mijë ndjekës. Tashmë ata janë kafshët më të famshme shtëpiake në SHBA dhe sigurisht më të privilegjuarit.

 

https://twitter.com/firstdogsusa/status/1325986375976562689

https://www.instagram.com/p/CHV4-NugiJb/?utm_source=ig_web_copy_link