Bota Music South Outdoor Festival - News

Qindra të rinj bëhen së bashku në shkretëtirë për Festivalin “Renegade Man”!

Ndonëse organizatorët e festivalit “Burning Man” kishin deklaruar më parë anulimin e tij për shkak të pandemisë, qindra të rinj u mblodhën në shkretëtirë për të marrë pjesë në një festë jozyrtare të quajtur “Renegade Man”.

Të pranishmit publikuan foto në rrjetet sociale për të dokumentuar pjesëmarrjen e tyre në eventin gjigant që u mbajt në Shkretëtirën e Shkëmbit të Zi në Nevada, 150 km në veri të Renos.

Nën një atmosferë fantastike me drita e lazer, të rinjtë e veshur në stilin hipi, me aksesorë të ndryshëm kërcyen nën ritmet e muzikës “tecno” dhe “house”, ndonëse “Renegade Man” ishte plani B i eventit të përvitshëm “Burning Man”.

Për më tepër ndiqni fotot nga festa…

Ndërkaq, ju rikujtojmë se në vendin tonë, “South Outdoor Festival” u rikthye edhe këtë vit me edicionin e tij të 4-të, në Borsh. Një event unik dhe i paharrueshëm që bëri bashkë disa nga artistët më të mirë shqiptarë dhe jo vetëm.

Natën e parë i gjithë publiku kishte kënaqësinë të dëgjonte Dj Boocky, Urban Band, West Side Family, Orgesa Zaimi dhe Jericho. Për të gjithë ata që nuk patën mundësi të shijonin live performancat në këtë festival, Top Albania Radio solli për të gjithë dëgjuesit emocionet e festivalit në valët e radios suaj të preferuar.

Ditën e shtunë, të ftuar për të performuar ishin Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, Urban Band, Offchestra, Dj Mickey dhe Mahmut Orhan.

Ndërsa ditën e djeshme performuan Abel Dj, Urban Band, Dj Mickey, Nana Darkman dhe Eugent Bushpepa. E nuk kishte si të mungonte një atmosferë e zjarrtë dhe elektrizuese ku Eugenti me performancat e tij arriti të ndizte skenën dhe të përçonte tek publiku emocione të mëdha.