Bota

Njerëzit shpëtohen nga festivali ‘Burning Man’ pas ditësh të bllokuar, dëshmojnë për krijesa të çuditshme me tre sy…

Shteti i Nevadës ka shpallur një emergjencë kombëtare në zonën ku festohej Festivali i famshëm i Muzikës “Burning Man”. Ajo zonë e shkretëtirës ishte një nga më të prekurat nga uragani Hilary, i cili solli përmbytje masive historike në rajon. Çdo shi i dendur që kur uragani shkatërroi zonën do të vazhdonte të shkaktonte përmbytje të mëdha dhe potencialisht të bllokonte vizitorët e festivalit për ditë të tëra. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi këtë fundjavë.

Më shumë se 70 mijë njerëz ngecën në baltën e shkretëtirës pas shirave të dendur, rrugët u bllokuan dhe një person mbeti i vdekur. Gjatë ditës së djeshme organizatorët e festivalit të famshëm hapën itinerarin, ndaj vizitorët nxituan të kthehen në shtëpi. Për shkak të kësaj u krijua një varg i gjatë automjetesh dhe shumë u nisën në këmbë.

Pamjet e pazakonta u shfaqën në rrjetet sociale dhe njerëzit duhej të kalonin tetë kilometra mbi një terren të dheut të lagur për të arritur në autostradë. Për shkak të turmës së pabesueshme dhe bllokimeve të vazhdueshme të trafikut, atyre iu deshën të paktën pesë orë e gjysmë.

I çuditshëm tingëllon edhe informacioni se shirat e dendur “zgjuan” nga gjumi krijesa të pazakonta, të njohura më mirë si ‘karkaleca dinosaur’. Ata i përkasin gjinisë Anostraca dhe të afërmit e tyre datojnë në periudhën Kambriane më shumë se 500 milion vjet më parë.

Ata u panë teksa njerëzit po largoheshin masivisht nga festivali Burning Man. Krijesat ishin “të bllokuara” thellë në tokë për vite me radhë, derisa shiu u siguroi kushte për t’u çelur. Karkalecat dinosaur kanë tre sy dhe jetëgjatësi të shkurtër, dy deri në tre muaj, ndërsa vezët e tyre mund të qëndrojnë në tokë për një periudhë të gjatë kohore.