Showbiz

Rag’n’Bone Man i shpëton për fije akidentit me aeroplan

Një aeroplan është përplasur pranë shtëpisë së këngëtarit Rag’n’Bone Man dhe duhet theksuar se mund të kishte qenë fatal.

Piloti humbi menjëherë jetën pas përplasjes së tmerrshme vetëm 300 metra larg shtëpisë së artistit në Sussex. Nëse aeroplani do të kishe goditur shtëpinë e 35-vjeçarit ky i fundit nuk do të kishte shpëtuar.

Rag’n’Bone Man ndodhej brenda shtëpisë në momentin e përplasjes dhe ka treguar se kjo eksperiencë e ka frikësuar vërtetë shumë.