Aktualitet Bota

Reagimet e politikanëve botërorë për vdekjen e Henry Kissinger!

Duke qenë figura më me ndikim në diplomacinë botërore dhe me një karrierë të gjatë në këtë fushë, vdekja e Kissinger ka nxitur gjithë liderët e botë të reagojnë, të kujtojnë momente nga takimet apo përvoja me të.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Henry Kissinger, specialiteti i të cilit ishte diplomacia sekrete, ishte një figurë e gjallë në politikën amerikane. Vdekja e tij ka ngritur liderë e politikanë botërorë në homazhe.

Ish-Presidenti i SHBA-së Xhorxh W. Bush, është shprehur se “e kam admiruar prej kohësh njeriun që u largua nga nazistët si një djalë i ri nga një familje hebreje, më pas i luftoi ata në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Kur më vonë u bë Sekretar i Shtetit, emërimi i tij si ish-refugjat, tregoi po aq për madhështinë e tij sa për madhështinë e Amerikës.

 Historia do të mbajë mend atë që pati njëqindvjeçari kontribuoi në marrëdhëniet Kinë-SHBA”,- shprehet Ambasadori i Kinës në SHBA Xie Feng.

Emri i Henry Kissinger e cili në një kohë bëri të mundur arritjen e ç’tensionit ndërkombëtar dhe arritjen e marrëveshjeve më të rëndësishme sovjeto-amerikane, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin.

‘Kissinger, ishte shumë më i fokusuar në vendosjen e rendit, sepse rendi ishte më i besueshëm se paqja”,- thotë Martin Indyk, autor i librit “Mjeshtri i lojës: Henri Kissinger dhe arti i diplomacisë së Lindjes së Mesme”

Çdo takim me të nuk ishte vetëm një mësim diplomaci, por edhe një masterklas në mjeshtëri shteti, tregon kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Një strateg me vëmendje deri në detajet më të vogla,- shkruan Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se “bota ka humbur një diplomat të madh”, ndërsa për Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen “ndikimi dhe trashëgimia e Henry do të vazhdojnë të jehojnë edhe në shekullin e 21-të.”