Botë e Çuditshme sport

Realizon mbi 26 mijë kërcime squats në 24 orë, amerikani synon rekord të ri botëror!

Një burrë nga Illinois ka realizuar 26,100 kërcime squats në 24 orë në përpjekje për të shënuar rekord të ri botëror Guinness. Siç raportohet, Tony Piraino ka thyer rekordin e 25 mijë kërcimeve që ishte shënuar nga Joe Reverdes në vitin 2020. Edhe pse Piraino ka tejkaluar shifrën e squats të realizuara nga Reverdes, videoja e tij ende mbetet për t’u verifikuar nga Guinness në mënyrë që ai të çertifikohet. Bëhet e ditur se aktivitetin e tij amerikani e ka filluar në orën 5 të mëngjesit dhe e ka përfunduar mëngjesin tjetër, me një pauzë 30 sekondëshe pas çdo 22 kërcimeve.

Ndërkaq, Paratë e mbledhura nga kjo përpjekje do të shkojnë për Marion County Horizon Center of Decatur dhe Mount Zion, të cilat ofrojnë strehim, punësim dhe të tjera mundësi për njerëzit me aftësi të kufizuara.