Gossip

Revista historike ‘Playboy’ rikthehet në Ukrainë, në kopertinë një modele me një fashë në sy!

E pezulluar vitin e kaluar, Playboy kthehet në Ukrainë. Revista historike ka zgjedhur për kopertinën e numrit të parë që nga fillimi i luftës Iryna Bilotserkovets, modele dhe prezantuese televizive e cila pozon me bikini metalike dhe me një fashë syri, atë që humbi gjatë një sulmi në Kiev në ditët e para të pushtimit. “Kjo është historia e një pasioni të pabesueshëm për jetën”- shkruhet në faqen zyrtare të revistës. Iryna e gjeti veten të përfshirë nga një raketë teksa ishte në makinë me fëmijët e saj.

Ajo u transferua në një klinikë në Berlin, por për syrin e saj tashmë nuk mund të bëhej asgjë. Ajo mban aq shumë plagë në trupin e saj që nuk janë të lehta për t’u shfaqur. Modelja kujton herën e parë që u pa në pasqyrë: “Një sy mungonte, tubat e dalë kudo, flokët e rruar nga operacioni. Qepje, plagë, plagë kudo. Unë isha si Frankenstein”, kujton ajo.

Pavarësisht gjithçkaje, Iryna Bilotserkovets vendosi të shfaqej në Playboy: “Unë nuk kam më një fytyrë të bukur, por pjesa tjetër e trupit tim është e bukur,” thotë ajo.