Aktualitet Politikë

Rithemelimi fal dy koncesione! Dializa dhe laboratorët që kushtojnë 28 milionë euro në vit u hoqën nga objekti i hetimit

Hetimi parlamentar për kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë ka falur që në fillim dy koncesione miliona euroshe.

Në një kohë që në kërkesën e parë të dorëzuar në Kuvend, parashikohej hetimi i katër koncesioneve në shëndetësi, në kërkesën që Rithemelimi ka paraqitur pas marrëveshjes me socialistët, janë përjashtuar nga hetimi parlamentar dy koncesione, ai i shërbimit të dializës, i cili po i kushton shqiptarëve 9 milionë euro në vit dhe koncesioni i laboratorëve që thith 19 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve.

Dy koncesionet që janë përzgjedhur nga Rithemelimi për tu hetuar janë ai i check up dhe sterilizimi, dosja e të cilit është mbyllur nga SPAK dhe i ka kaluar gjykatës me disa të pandehur, përfshirë dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Nuk është ende e qartë pse Rithemelimi i ka përjashtuar këto dy koncesione nga hetimi, në një kohë që ishin përfshirë në kërkesën e paraqitur disa muaj më parë.

Opozita  synon të hetoje dhe ndërhyrjet ne sistemit TIMS. Përbërja e komisionit  duket se synon te shuajë edhe  kundërshtitë për marrëveshjen  pasi hetimi propozohet të drejtohet Ervin Salianji.

Pakti politik mes dy palëve parashikon edhe ngritjen e një strukture për ligjet dhe reformat qe kërkojnë shumicë të cilësuar. Nga 6 anëtar opozitës i takojnë tre. Një vend Gazment Bardhi e rezervoi edhe për grupin  e Lulzim Bashës.

“Zoti Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i trete i është dedikuar kolegeve brenda grupit parlamentar qe ndajnë një mendim ndryshe në Partinë Demokratike. Mund të ma propozojnë në çdo moment përmes sekretarit te grupit“-është shprehur Gazment Bardhi.

Ngritja e këtij grupi pune bashke me anëtaret e komisioneve hetimore pritet te miratohet të enjten në seancë plenare. Të majtët zbuluan vetëm emrat e dy nënkryetareve, Plarent Ndreca tek hetimit për kontratat në Shëndetësi dhe Toni Gogu në TIMS.