Showbiz

Robert Berisha thumbon Tunën: “Nuk më pëlqen ta fitoj lekun pa u lodhur”

Këngëtari nga Kosova, Robert Berisha ishte i ftuar ditën e kaluar në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

Ai u ftua për të folur rreth pjesëmarrjes së tij për herë të parë në festivalin e RTSH-së me këngën “Ajo nuk është unë” si dhe raportin me Nora Istrefin tani që janë ndarë.

I pyetur nëse ka në plan të bëjë një bashkëpunim me kunatën e tij Tuna, Roberti u përgjigj në një mënyrë disi thumbuese.

“Tuna është një këngëtare shumë e mirë dhe ndoshta kishte dalë një bashkëpunim interesant, por unë nuk kam qejf ta fitoj lekun pa u lodh… kështu që më mirë të lodhem e fitoj lekë, sesa të bëj lekë me një këngë.” -tha ai.