Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati duket se na zbuloi pak se si ndihet kur vjen puna te çështjet e zemrës!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Megjithatë, duke lënë pas anën e saj karizmatike, një nga Instastory-t më të fundit të bukuroshes ajo na ka treguar se si ndihet kur vjen puna te çështjet e zemrës dhe për këtë ‘ia vë fajin horoskopit’, shenjës së saj të Virgjëreshës që kalon një rotacion ndjenjash nga të ndjerit asgjë në të ndjerit shumë.

Efi Dhedhes mesa duket qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit, teksa tregon Efin duke u bërë gati dhe krahas ka shkruar: “Një ditë shumë e bukur”. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.

Vetëm tre javë më parë, Ronela publikoi ‘Si Yll’ dhe deri më tani ka plot 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur pasi ka paralajmëruar disa projekte të reja muzikore.