“Pasó Euro 2020” nisi ndryshe këtë herë duke falenderuar të ftuarit, Rovena Dilo dhe Arben Manaj, të cilët pranuan të ishin pranë nesh këtë të dielë.
Një bisedë shumë energjike dhe plot pasion për sportin ndodhi mes Denisit dhe Arbenit, të cilët i mori rrjedha dhe nxorrën në pah “trajnerin” e tyre të fshehur. Arbeni u shpreh rreth fitores së Anglisë se ishte fat.
Ishte fat për anglezët sepse 6 minutat e para ishin shumë të mira dhe menduam se do të beheshin shumë gola, por dhe rritja e temperaturave ndikoi.
Nga ana tjetër, Rovena bënte tifo për Danimarkën, pasi i preferuari i saj ishte Hamleti dhe e lidhte ngushtë me të. Ajo gjithashtu zbuloi detaje nga e kaluara se sa ka qenë përfshirja e femrave në futboll.
Shqipëria ka qenë e mbushur me vajza tifoze. Ishim të gjitha tifoze prej baballarëve tanë. Unë isha me Partizanin. Babi nuk e ka tradhëtuar kurrë ekipin e tij të zemrës, Italinë. Edhe atëherë kam qenë me Danimarkën.
Ndërsa Beni ka qenë tifoz me Hollandën.
Të ftuarit dhe prezantuesit u bënë nostalgjik rreth muzikës së viteve të shkuara, duke bërë lidhjen me shtetet të cilat kanë patur më shumë tifozë, pra vendet me më shumë influencë.
Gjithashtu, u fol për humbjen e Maqedonisë së Veriut, për të cilën të gjithë u ndjenë keq, për shkak se luante dhe një lojtar me origjinë shqiptare, Bardhi. I cili bëri dhe diferencën nga futbollistët e tjerë.
Beni hodhi një hipotezë rreth ngjarjes së lojtarit Eriksen, që mund të ketë qenë një pasojë e COVID-19.
Biseda më tej u vërtit rreth rragimit dhe menaxhimit të situatës nga kapiteni i skuadrës së Danimarkës, Simon Kjaer. I cili reagoi me shumë gjakftohtësi dhe u tregua miku i duhur, kapiteni i duhur, njeriu i duhur. Si dhe ishte i pari që i dha ndihmën e parë Christian.
Manaj sugjeroi që ai të marrë një medalje nga UEFA dhe mund të quhet ‘gjesti i vitit’.