Celebrities Gossip Showbiz

Sa fjalë të bukura! Dedikimi i Gencit për ditëlindjen e Eni Koçit është doza e romanticitetit që ju duhet për sot

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Nuk përfliten shumë në rrjete sociale, megjithatë nuk ngurrojnë asnjëherë ta urojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale për raste të veçanta.

Ditën e sotme, bukuroshja ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të dhe mund të themi se duhet të ndihet shumë me fat nga urimi shumë romantik i Gencit, i cili dallon dhe në këngë për fjalët e tij shumë të goditura.

Urime ditëlindjen dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite jetë. Dua të jesh e lumtur çdoherë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në jetë. Ditët me ty, fillojnë dhe ikin sa hap e mbyll syte, sepse çdo moment ma bën të bukur. Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe njëmijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti. Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterrojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti. Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por serish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty. Gezuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë.

Çifti, pasi zbuluan publikisht se janë në një lidhje, lançuan tre këngë bashkëpunime së bashku, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme, mes tyre dhe ‘remake’ të këngës së famshme “Shi bie në Tiranë”.

Kujtojmë se së fundmi Eni nuk ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, pasi ka qenë e angazhuar me përfundimin e shkollës së saj të lartë, për të cilën ka treguar se i ka marrë shumë kohë dhe mund të presim surpriza nga këngëtarja tanimë.