Celebrities

Sabiani rrëfen eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”!

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit në “Wake Up”, ditën e sotme, ishte Sabiani, i cili është larguar para pak ditësh nga shtëpia e “Big Brother VIP”, për të folur mbi eksperiencën e tij aty brenda. Por ai nuk kishte ardhur vetëm, së bashku me të ishte dhe vajza e tij, Keisi. A është rikthyer tashmë në rutinën e përditshme Sabiani?

U çmalla me fëmijët. I premtoj që nuk do të largohem më. I gjithë ankthi im aty brenda ka qenë për ata të dy.

Po Keisi si e ka përjetuar këtë gjë?

Ka qenë shumë e vështirë, duke pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë babë e bijë. Por u mësova. Kur e takova aty brenda ishte një moment që nuk e shpjegoj dot, po më shpërthente zemra. Ishte një moment shumë i bukur. Isha super e lumtur dhe ia thashë të gjitha ato që doja t’i thoja.

Si e priti Sabiani largimin e tij nga shtëpia?

Mendoja që nuk do kisha një pritje të madhe. Aty brenda mendoja që nuk kisha mbështetjen e publikut. Thoja çfarë po bëj gabim? Ku është publiku që më ka dëgjuar për 21 vjet? Nuk jam përfshirë shumë në debate sepse kam dashur të jem gjithnjë vetvetja. Ndonjëherë ndihesha keq që nuk jam përfshirë në lojë, por pastaj shikoja Ilirin dhe merreshim me muhabetet toa. Kurrë nuk e kam quajtur lojë deri në momentet e fundit.

Çfarë do të kishte ndryshuar ai gjatë qendrimit të tij në “Big Brother”?

Do ndihesha më i sigurtë në qendrimin tim, por nuk do të ndryshoja gjë. Besoj se ia dola më së miri. Në momente të ndryshme ndihesha pak inferior, thoja çfarë po bëj unë këtu.

Para pak ditësh Keisi ka bërë një postim në Instagram ku ka thumbuar Einxhelin, e cila pati një debat me babain e saj. Ja si shprehet ajo lidhur me këtë gjë:

Jam përmbajtur shumë. Kam qenë e ngarkuar nga komentet. Edukata ime nuk ma lejon që të thoja fjalë të tjera. Doja të futesha aty brenda dhe t’i thoja ‘pusho’. 

Çfarë mendon Sabiani se e penalizoi atë?

Nuk e prisja këtë popullaritet. Nuk e di çfarë më penalizoi. Akoma jam pak skeptik. Sinqerisht nuk e prisja këtë mbështetje kaq të madhe.

Lidhur me ‘100 milionshin’ e tij, mikun e tij të ngushtë, Ilirin, Sabiani shprehet se:

Iliri po e vuan shumë. Është momenti i parë tani që nuk po derdh lot. Por kur shoh videot e kaluar emocionohem. U lidhëm shumë me njëri-tjetrin. Iliri është i fortë dhe besoj se do e kalojë me sukses.

Të pyetur se cili prej banorëve mund të lëri sot shtëpinë e “Big Brother”, të dy ata dhanë në emër, Einxhel.

Dëshira e madhe është që të dali Einxhel.