Celebrities Film & Tv Showbiz

Meri Shehu komenton banorët e BBV3: “U duk sikur mami e kishte harruar në çerdhen me drekë…”

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka bërë parashikimin e yjeve për muajin maj. Por jo vetëm kaq, pasi ajo ka komentuar pak edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Ish-banorja e këtij edicioni të reality show përmendi emrin e Julian Dedës si fitues, ndërkohë komentoi edhe dy banorë të tjerë, Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi.

Blendi Salaj: “Big Brother” mbaron me 25, e kjo 26?

Enxhi: Çfarë parashikon kjo dita, ndonjë gjë speciale?

Meri: Ti e di që unë nuk kam dashur asnjëherë ti parashikoj meqenëse kam qenë pjesë. Edhe unë kam thënë që duhet ta fitoja vetë.

Blendi: Kujt ia uron fitoren?

Meri: Për ata që kanë ngelur nuk është se kam ndonjë të preferuar, përvec Julit që më duket më i qetë dhe balancuar. Më konkreti për ta fituar dhe këtë e kam thënë që në fillim. Sepse mosha, përvoja, karakteri, ka logjikën e një Virgjëreshe.

Neada Muçaj: Virgjëreshë është edhe Romeo.

Meri: Romeo duke qenë se është pak më i ri në moshë… Unë gjithmonë kam pasur mendim pozitiv për të, më ka përkrahur. Nuk e kam parë shumë të qartë sjelljen e tij ndaj meje, ka pasur raste që më ka përkrahur dhe s’më ka përkrahur, në mënyrën e vet. Por Romeo ka dalë pak tek identiteti i mashkullit tipik shqiptar që në marrëdhënie me femrën, të do, të respekton, por kur vjen puna te lidhja ai është ‘prit po rri njëherë me shoqërinë mos tallen këta që vajti pas gruas’. E shikoj këtë pjesë. Për Meritonin nuk kam pasur konsideratë shumë të madhe, se më dukej si fëmijë. Më tregoi edhe herën e fundit që duke qarë, u duk sikur mami e kishte harruar në çerdhen me drekë. Nuk thashë mos të qash për një grua, por mashkulli në luftë dhe në dashuri duhet të tregojë vendosmërinë e vet. Më tregoi moment dobësie. E qara nuk është domosdoshmëri dashuri.