Rajoni

Serbia, vendi i parë që përdor vaksinën kineze!

Serbia është vendi i parë në Evropë, që nis fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë “Sinopharm”. Janë me qindra zyrtarë shëndetësorë dhe ushtarë pa uniforma në radhë për të marrë dozën e parë të kësaj vaksine në Beograd.

Ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar tha se janë vaksina shumë të sigurta. Serbia mban lidhje të ngushta me Pekinin pasi shumë kompani kineze, kanë investuar miliarda euro në shtetin me 7 milionë banorë.

Vaksina e kompanisë Sinopharm është kthyer në burim të polemikave në shtetet perëndimore. Kina ka miratuar përdorimin e kësaj vaksine në fund të vitit të kaluar. Ndonëse nuk janë publikuar të dhëna të detajuara rreth efikasitetit të vaksinës, kompania që ka prodhuar atë ka përmendur 79% efekt të vaksinës, bazuar në të dhënat fillestare.