Sport

Shifra të çmendura, ish mesfushori i Barcelonës transferohet në Arabinë Saudite…

Ivan Rakitiç i ka dhënë fund aventurës së tij në Europë dhe është transferuar në Arabinë Saudite te klubi i Al Shabab. Mesfushori kroat e ka mbyllur me Seviljën dhe do të jetë ylli më i ri që do të bashkohet në kampionatin saudit, ku do të përfitojë 20 milionë euro në sezon. Kjo ishte aventura e tij e dytë me Seviljan, ku arriti të fitonte Ligën e Europës sezonin e kaluar, teksa tashmë ka ndërprerë kontratën dhe do të nisë një aventurë të re në Lindjen e Mesme.

Rikujtojmë se edhe ish sulmuesi i Realit Madridit Karim Benzema, u transferua në kampionatin e Arabisë Saudite duke ndjekur shembullin e Cristiano Ronaldos apo Neymar të cilët fitojnë shuma marramëndese parash. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Karim Benzema u largua nga Reali i Madridit për të provuar dhe ai fatin në Arabinë Saudite. Reali nga ana e tij e ka vuajtur jo pak largimin e tij, teksa rendimenti para porte pa francezin ka rënë ndjeshëm. Karim Benzema përballet me probleme serioze në klubin e tij aktual në Arabinë Saudite, Al Ittihad. Sipas informacioneve ekskluzive nga Marca, lojtari nuk është paraqitur për rinisjen e sezonit dhe me vendim të trajnerit Marcelo Gallardo, nuk do të marrë pjesë në stërvitjen që skuadra do të kryejë në Dubai. Fati i Karim Benzemas mbetet i panjohur pasi sulmuesi francez zhvillon takime të reja me ekipin e tij aktual, Al Ittihad, për të përcaktuar të ardhmen e tij. Edhe pse vazhdimësia në Arabinë Saudite nuk është e garantuar, një rikthim në Evropë për lojtarin mund të nënkuptojë një ulje drastike të pagës.