Aktualitet

Shkarkimi i Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj/ Rama e mohon!

Pak më herët menjëherë pasi një portal publikoi lajmin e shkarkimit të Delina Ibrahimajt, burime qeveritare ia konfirmuan si lajm Top Channel.

Por pak përpara nisjes së Asamblesë kur u pyet Edi Rama për shkarkimin e ministres së Financave u përgjigje me një “JO” të prerë.

Ndërsa ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se “është thjesht një thashethem vere, vijoj të jem në detyrë”.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, i cili po ndjek këtë Asamble, raporton se takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Është një ndër të paktat Asamble me dyer të mbyllura që prej vitit 2005 kur Edi Rama mori drejtimin e PS-së.

Të gjithë antarët e Asamblesë janë urdhëruar të fikin telefonat.