Celebrities Gossip Showbiz

Shqiptarja shkëlqen në ‘The Voice of Germany’ me ‘Heart Attack’ nga Noizy dhe Lordana!

Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka impresionuar jurinë e “The Voice Rap”, spektakli i cili po zhvillohet aktualisht në Gjermani dhe i dedikohet zhanrit ‘rap’.

Erda Havalli vetëm 19 vjeç me origjinë nga Shqipëria garon në ‘The Voice Rap’, spektakli i dedikuar zhanrit të rep-it që po zhvillohet në Gjermani. Erda i habiti të gjithë me performancën e saj të zjarrtë dhe me super atmosferë gjatë audicioneve.

Ajo performoi para artistëve gjerman këngën shqiptare hit të artistëve shqiptarë  Noizyt dhe Loredanës, “Heart Attack”.