Celebrities Gossip Showbiz

Shuhen ‘gjakrat’ mes Romeos dhe Meritonit? Banorët habisin me veprimet e tyre!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Në fillim të edicionit Romeo dhe Meritoni e konsdideruan njëri-tjetrin miq, ama kjo nuk zgjati për shumë gjatë. Pasi filluan përplasjet e tyre të para derisa arritën edhe në ofendime ata e quajtën njëri-tjetrin armiq. Ditën e sotme një gjest i Romeos e ka bërë Meritonin të shpërthejë në të qeshura e kjo situatë është dukur sikur ata i kanë shuar ‘gjakrat’ mes tyre.

Gjatë lojës vigani-shkurtabiqi, Erjola dhe Egla kanë qenë të dyja në kuzhinë e ndërsa ‘twerk-u’ ka qenë kryefjala e këtyre ditëve, banoret e shfrytëzuar lojën si mundësi për ‘t’i vënë flakën’.