Aktualitet Film & Tv

Shuhet nga jeta në mënyrë tragjike ylli i serialit “Tarzan”!

Shuhet nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori i njohur amerikan Joe Lara pas një aksidenti me avion. Ylli i filmit të famshëm “Tarzan: The Epic Adventures”, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike së bashku me partneren e tij pasi avioni me të cilin udhëtonin u përplas në një liqen këtë fundjavë.

Sipas mediave të huaja, avioni privat është i modelit “Cessna 501”, i cili u ngrit të shtunën nga Aeroporti i Smyrna dhe thuhet se ishte drejtuar në drejtim të Palm Beach, Florida por fatkeqësisht u përplas në Liqenin Percy Priest jo shumë kohë pas ngritjes.

Ekipet e shpëtimit u dërguan në vendin e ngjarjes por pas një operacioni gjithë natës autoritetet thanë se udhëtarët u gjetën të vdekur. Ndërkaq është duke u zhvilluar një hetim për të përcaktuar se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin.

Lara ishte një nga shtatë personat që ndërruan jetë. Të tjerët janë bashkëshortja e tij, një mësues feje i krishterë i dietës Gwen Lara, Jennifer J. Martin, David L. Martin, Jessica Walters, Jonathan Walters dhe Brandon Hannah.

Rikujtojmë, se Joe Lara është i famshëm në rolin e tij, kur ai luajti mbretin e xhunglës midis viteve 1996 dhe 2000 duke luajtur si Tarzan për një total prej 22 episodesh, duke përfshirë një film televiziv që doli vite më parë i quajtur “Tarzan në Manhattan”.