Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Sondazhi i TAR/Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Në lidhje televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP?” Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Meri (50%), Gazi (25%) dhe Ilnisa (25%)

Meri ishte banorja që la shtëpinë e “Big Brother VIP 3” mbrëmjen e kaluar. Njëkohësisht Meri nuk kishte as biletë kthimi kështu që ajo automatikisht humbi mundësinë për të fituar çmimin e madh. Ndërkohë mbrëmë Graciano u vendos para Kutisë së Pandorës të cilën vendosi ta hapte dhe nga Zarfi Zi vendosi të dërgonte në nominim Romeon, Heidin dhe Elvisin. Kush mendoni se largohet të martën nga shtëpia e BBV?! Për të votuar klikoni këtu!