Celebrities Gossip Showbiz

Soni Malaj në Big Brother Vip?! Këngëtarja ka një përgjigje: “Mua më pëlqen…”

E ftuar në emisionin “E Diell”, Soni Malaj u shpreh për gjithçka, nga karriera deri te jeta personale. Në rubrikën “Mos I bjer me top” nën moderimin e Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharkës, ajo u përlot për babanë, u emocionua për vajzën dhe u shpreh për historitë e vjetra.

Ndërkohë, e pyetur lidhur me BBVIP, ja si përgjigjet Soni Malaj. A do të pranonte këngëtarja të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?!

Jam natyrë introverte, jam shumë e mbyllur, shumë private. Do isha shumë e mërzitshme sepse në shtëpi dhe mami thotë na lodhe. Nuk është e vërtetë. Nuk ndodh. Mua më pëlqen, por…

Ndër të tjera ajo u shpreh edhe për Flori Mumajesin gjatë intervistës.

Ne jemi persona të rritur, kemi qenë të rinj, ka qenë një lidhje, ka kaluar, kemi kaluar në marrëdhënien e parë, kemi qenë për shumë vite shokë me njëri-tjetrin. Nuk mund të mësosh dikë të dashurojë, dashuria varet kur qëllon, mua më ka qëlluar vonë, mbi të 20-tat. Është një moment në jetë që vjen një person, ke një kimi të jashtëzakonshme, prandaj kam bërë këngën “Shpirti im binjak”, sepse ai është shpirti im binjak.