Showbiz

Soni Malaj për fillimet e karrierës: “Nuk na linin të kishim të dashur”

Soni Malaj ishte në studion e “Live From Tirana” sot duke na kthyer pas në kohë në fillimet e karrierës së saj dhe kujtimet që ka me grupin “Spirit Voice”.

Ju mund të mos u besoni por këngëtarja tha se të nënshkuaje një kontratë muzikore në vitet ’90-’00 ishte diçka serioze dhe nëse doje të shndërroheshe në një yll muzike, duhet të hiqje dorë nga shumë gjëra.

Soni rrëfeu se asokohe kur ishte na hapat e parë të karrierës ajo dhe vajzat e grupit “Spirit Voice” nënshkruan një kontratë muzikore ku shkruhej se këngëtaret do të shoqëroheshin nga truproja kudo dhe kurdo, nuk mund të pinin shumë alkool dhe nuk mund të dilnin sipas qejfit natën vonë.

Ato nuk mund të jepnin intervista pa miratimin e menaxherit të tyre, duhet të ishin gjithmonë në top formë dhe ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte se ato nuk mund të kishin të dashur. “Një nga pikat e kontratës ishte që ne e kishim të ndaluar të lidheshim. Të kishe një të dashur në kulmin e karrierës, sidomos për këngëtaret femra ishte një regres i madh. Madje nëse zbulohej se një djal kishte simpati për njërën nga ne ishte problem i madh. Menjëherë bëhej një mbledhje për këtë gjë”, ishte çështje serioze.” -tha Soni Malaj për mikrofonin e TAR.

Këngëtarja shumë e dashur e publikut shtoi se të qenit e famshme në ato vite kishte benefitet e veta, madje kushte shumë të mira sesa sot. Malaj tha se gjatë klipeve kishin gjithmonë makinat e fundit, grimierin më të mirë dhe veshjet e koleksionit më të fundit të markave më të famshme të rrobave.

Shumë prej artëstëve të viteve të fundit nuk kanë një menaxhim të mirë, madje disa nuk kanë as një menaxher duke i detyruar ata të bëjnë gjithcka vetë.