Spanja rekord rastesh me koronavirus, 31.6 milionë në të gjithë botën

Spanja regjistroi një numër rekord të prekurish nga Sars-Cov2 në 24 orët e fundit. 10 mijë e 800 janë të infektuarit ditorë dhe mbi 240 të vdekurit. Situata bëhet më alarmante duke pasur parasysh që virulenca është 287 persona në 100 mijë banorë ndërkohë që momentalisht në Italinë fqinje, është 32. Raportohet se Covid-19 po prek të gjitha grupmoshat dhe spitalet kanë filluar të mbushen me pacientë. Sipas të dhënave zyrtare në botë janë mbi 31.6 milionë raste dhe rreth 972 mijë viktima.