Celebrities Film & Tv

“Squid Game” mund të ketë fituar miliona dollarë, por çfarë përfitoi regjisori i serialit?!

Seriali i njohur korean, “Squid Game” është kthyer në serialin më të suksesshëm të momentit në ‘Netflix’, madje së fundmi ka dalë edhe vlera e fitimit, gjeneruar që prej ditës së transmetimit. Deri në momentin që flasim, “Squid Game” ka fituar mbi 900 milionë dollarë. Kjo shifër ka dalë në media nga zyrat e ‘Netflix’, por nuk është konfirmuar nga kompania e njohur. Nga ana tjetër, vlera e shpenzuar për realizimin e serialit mësohet se është vetëm 21.3 milionë dollarë, mesatarisht 2.4 milionë për episod.

Seriali korean ka thyer rekorde në Netflix, por për krijuesin e tij që ka bërë rolin e skenaristit, producentit dhe regjisorit nuk paska qenë fare e thjeshtë. Hwand Donk-hyuk, ka zbuluar se puna e tij u refuzua për 10 vjet për shkak të konceptit të tij ‘të çuditshëm’. “Squid Game” nuk kishte mjaftueshëm fonde për t’u realizuar, por kur u krijuan kushtet dhe erdhi momenti për të xhiruar, Hwand e përshkruan si një nga vështirësitë më të mëdha të jetës së tij.

Stresi për ta krijuar serialin i kushtoi Hwang Dong-hyuk gjashtë dhëmbë, por nuk ka marrë asnjë para shtesë në këmbim. Ai e shkroi skenarin në vitet e tij më të vështira, kur ishte i papunë dhe qëndronte nëpër kafene. Megjithatë pavarësisht famës së “Squid Game”, Hwang nuk është aq i pasur sa konkurrenti që fitoi çmimin kryesor.

Unë nuk jam aq i pasur. Por unë kam mjaftueshëm. Kam mjaftueshëm për të vënë ushqim në tryezë. Dhe nuk është se ‘Netflix’ po më paguan një bonus. ‘Netflix më pagoi sipas kontratës origjinale’.

Rikujtojmë se, Hwang Dong-hyuk fillimisht nuk kishte plane për të bërë një sezon të 2-të, por kreu i televizionit global të ‘Netflix’, Bela Bajaria tha se ishte në varësi të regjisorit dhe se si ai dëshiron të vazhdojë. Ajo gjithashtu tregoi se shkrimtarët e rinj mund të bashkëpunojnë në çdo sezon të mundshëm të ardhshëm. Shkrimtari dhe regjisori, Hwang Dong-hyuk, në një intervistë me ‘CNN Film School’, foli në lidhje me sezonin e mundshëm të dytë se nuk ka asgjë të konfirmuar për momentin, por për shkak të entuziazmit nga fansat, ai është me të vërtetë duke e menduar atë.