Stafi i Top Albania Radio-s ju dërgon urimet më të ëmbla për këtë fundvit!

Ashtu si çdo vit, stafi i Top Albania Radio-s dërgon virtualisht urimet e tyre për vitin e ri 2023, nga shtëpia jonë e madhe dhe me shumë shpresë për vitin që vjen. Urimet më të përzemërta nga familja jonë për tuajën…

Ledion Liço

Është një shprehje që thotë “gjithçka mbaron me fillimet”. Vathë në vesh për 2023! Gëzuar festat të gjithëve! Vazhdoni të dëgjoni Top Albania Radio. Ne mbushim 25 vjet vitin që vjen, që do të thotë jemi në prag martese. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Paçi fat!

 

Foni & Adi

Ne si emision “Ju Flet Trupi”, si kolegë ju urojmë një vit të mbarë, shëndet, para, fat kudo që jeni dhe ngado që shkoni. Bëfshi qejf vetëm mos harroni të dëgjoni emisionin “Ju Flet Trupi”! Gëzuar Vitin e Ri 2023!

Albana Ruçi

Gëzuar për ëndrrat që nuk u shujtën kurrë, për pasionet e ethshme dhe rebelizmin që të mban gjallë! Mendoj që fati për një arsye ose tjetër na bashkon çdo ditë dhe si çdo fundvit jam falenderuese që mund t’ju uroj nga Top Albania Radio. Zemra ime mbushet me zemrat e juaja!

Alis Likaj

Në festën më familjare të vitit ju uroj një Krishtlidje të bekuar dhe një fillim viti me njerëzit më të dashur pranë vetes!

Anna Shkreli

Gëzuar Krishtlindjet dhe qofshin sa më të bardha për ju!

Ani Bame

Jeta është tepër e bukur për të mos ta shijuar. Nëse nuk e keni bërë këtë vit që po lëmë pas, bëjeni tani. Unë me zemër pres që ky vit të transformojë 360 gradë jetët tona dhe familjarëve tanë. Gëzuar!

Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Neada Muçaj

Shpresoj që Krishlindja dhe Viti i Ri të sjellin gëzim në familjet tuaja, t’ju sjellë dhuratën e dashurisë, dhuratën e paqes dhe atë të shëndetit. Uroj gjithahtu që të keni njëri-tjetrin sa më pranë, pasi ne për njëri-tjetrin jemi mjaft të çmuar. Festa të lumtura!

Gëzuar festat për shqiptarët kudo që ndodheni! Paqja dhe drita mbizotëroftë në shpirtin dhe shtëpitë tuaja! Ndryshimi fillon nga ne për të patur një vit sa më të bukur dhe një vend më të mire!

Ju uroj një vit plot shëndet dhe ngjyra, çdo vit afër ëndrrës tuaj! Gëzuar festat!

 

Dj Ankloe

Më e rëndësishmja nga të gjitha është koha. Këtë fundvit kushtojani atë familjes, të afërmve të zemrës dhe sigurisht muzikës. Ku ka muzikë, ka edhe harmoni.

Dj Danko

Gëzuar Krishtindjet dhe Vitin e Ri!

Dj Roi

Po troket një tjetër Vit i Ri dhe njerëzit nuk kanë ndezur vetëm dritat, por edhe ëndrrat e shpresat. Gëzuar 2023! Paçi sa më shumë dritë brenda jush!

Dj Wizii

E dini çfarë ju duhet për të patur një vit sa më të mirë? Një shoqëri e mirë, muzikë e mirë dhe një radio zemre. Gëzuar festat!

Dori Dj

Urimi im për këtë Vit të Ri është që të na i marrë mendimet, sjelljet dhe veprimet e këqija, për ndryshe kemi për të mbetur po njësoj. Gëzuar!

Dorjana Lato

Një 2023 me sa më shumë arsye për të buzëqeshur dhe momente të lumtura. Gëzuar!

Edea Demailaj

Ju uroj një vit plot shëndet, gëzim, dashuri jo vetëm për të tjerët, por mbi të gjitha për veten. Qoftë 2023 viti i fitoreve të vogla, arritjeve të mëdha, zbulimit të vetvetes dhe pranimit të njëri- tjetrit.

Edison Hallaçi

E ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre. Dhe mos harroni asnjëherë nuk është vonë për ta bërë jetën tuaj të bukur.

Elios Shuli

Ju uroj dëgjuesve të Top Albania Radio me fat 2023! Uroj vetëm lumturi, shëndet dhe buzëqeshje! Faleminderit që na lejoni të jemi pjesë e shpirtit tuaj!

Jonida Aliçkolli

Dua t’ju uroj shumë fat, shumë dashuri dhe shumë sukses! Sigurisht me njerëzit tuaj të dashur pranë! Sigurisht me Top Albania Radio pranë!

Koloreto Cukali, Blerina Shehu

Unë personalisht do t’ju uroj që në vitin që vjen të keni sa më shumë qetësi! Për të gjetur qetësinë ndoshta do të ishte mirë të fiknit televizorin dhe të ndiznit radion.

Uroj që viti 2023 të na gjejë më të pasur dhe më të ndriçuar, së brendshmi kuptohet!

Ksenja Shoshaj

Urojmë që për vitin që vjen të flasim për gjëra të bukura dhe magjike! Gëzuar festat!

Edi Manushi, Glent Nallbani, Redi Jupi, Lorenc Jemini, Gëzim Sinemati

Gëzuar festat! Paqe dhe mirësi shqiptarëve kudo që ndodhen!

Stenaldo Mëhilli

Krahas përqafimeve me të tjerët, këtë vit mësoni të përqafoni sa më shumë veten tuaj! Duajeni veten tuaj me gjithë të mirat dhe të këqijat që keni!

Salsano Rapi, Adi Pojana, Dj Vini, Anxhela Baxhija

Vini: O çuna gati?

Salsano: Gati, hajde!

Adi: Po çfare hajde?

Salsano: Të lexojmë këtë urimin pra.

Adi: Po ik, çdo vit duke bërë këtë urimin, u lodha vit për vit. Nuk i ndërron gjë shqiptarëve urimi jonë. Vit për vit na hoqët zarin.

Salsano: Ne si emision duhet të bëjmë një urim për shqiptarët.

Anxhela: O çuna, mirë ju po unë ça do bëj?

Salsano: Thuaj një gjë me gëzuar, ça do bësh.

Anxhela: Po ça të them dhe unë gëzuar 2023-shin.

Adi: A e bëmë vjet ta bëjmë pushim këtë vit?

Vini: E di ç’keni çuna, lëreni se e bëtë urimin.

Salsano: Ou? Gëzuar pra !

Adi : Gëzuar!

Anxhela: Hajd, gëzuar!