Showbiz

Stilisti i famshëm vidhet me 1 milionë dollarë nga dikush që hiqej si Kanye West

Java e Modës në New York po afron dhe stilistët më të famshëm janë duke bërë përgatitjet e fundit para se të prezantojnë koleksionet e tyre në këtë event të rëndësishëm.

Ka dhe nga ata stilistë si Philipp Plein i cili ka menduar se gjatë spektaklit të tij të ketë më tepër atmosferë duke ftuar të performojë Kanye West, megjithatë asgjë nuk shkoi ashtu siç duhej.

Philipp pagoi rreth 1 milionë dollarë disa përfaqësues të rremë të reperit Kanye West duke nënshkruar një kontratë që vërtetonte se artisti do të këndonte gjatë Javës së Modës në New York, në pasarelën e tij.

Ishte Kim Kardashian ajo e cila e ka mohuar këtë gjë duke theksuar se jo vetëm që West nuk do të këndojë në sfilatën e Plein por as nuk është në dijeni të kësaj kontrante.

Mesa duket disa armiq të reperit kanë vendosur t’i hapin probleme duke u hequr si përfaqësues të tij për të vjedhur stilistin e njohur.