Showbiz

Stilistja e famshme shqiptare, pjesë e Javës së Modës në Milano

Kjo nuk është hera e parë që stilistja e famshme Rezarta Skifteri merr pjesë në Javën e Modës në Milano por gjithnjë është një emocion i veçantë kur mësohet pjesëmarrja e saj.

Ajo do të prezantojë në pasarelat më të famshme koleksionin e saj të ri të veshjeve që me siguri si çdo krijim tjetër i saj do të shquhet për stilin e veçantë e individual.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Rezarta nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ku shprehet shumë e emocionuar që do të shfaqë punën e saj në këtë event kaq të rëndësishëm të modës.