Celebrities Fashion

Rezarta Skifteri tregon për TAR gjithçka që duhet të dimë rreth trendeve të këtij sezoni pranveror!

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte stilistja e njohur Rezarta Skifteri. Ajo ka folur në lidhje me trendet e këtij sezoni duke qenë se erdhi dhe stina e pranverës dhe ka dhënë mjaft sugjerime dhe këshilla të nevojshme, sidomos për vajzat. Stilistja shprehet se:

Do të ketë shumë trende këtë pranverë. Pas pandemisë nornalisht që ka edhe më shumë shopping. Fillojmë nga veshjet tek të cilat do të kemi këtë sezon dhe do të jenë shumëngjyrëshe, të gjitha ngjyrat neon, rozë, jeshile, të kuqe dhe blu. Do të jetë një pranverë e gjallë ku me këto ngjyra do të dukesh dhe do të biesh në sy. Nuk ka rëndësi se sa ngjyra janë por rëndësi ka që të jenë neon. Gjithashtu edhe e bardha do të përdoret në të gjitha llojet. Tek kostumet, pantallonat, fustanet. Ngjyrat neutrale po ashtu, ‘nude’ vjen fuqishëm këtë sezon edhe ngjyra e pjeprit po ashtu. Ndërsa format që do të mbizotërojnë duke qenë se edhe i ndërtojmë vetë dhe stilistët japin ndihmën e tyre. Më në fund do të kemi funde dhe fustane të shkurtra. Do të rikthehet ai trendi i viteve ’60. Një trend shumë i rafinuar dhe mjaft sensual. Kemi edhe vizat në pantallona dhe në kostume por që nuk do të jenë horizontale apo vertikale por diagonale ose më saktë të shtrira. Stili i kostumeve mashkullore dhe prerja mshkullore janë tepër sensule. Trendi i viteve 2000 rikthehet funqishëm me barkun jashtë, prandaj mundohuni për muskujt e barkut.

Stilistja ka thënë gjithashtu se:

Moda është art, si piktori të cilit nuk i mbarojnë kurrë idetë. Edhe stilistët frymëzohen dhe sjellin një frymë të re, krijojnë vazhdimisht. Kjo sjellja e risive nuk na lejon që ne të jemi të mërzitshëm.