Aktualitet

Sulmi në Stamboll, nuk ka shqiptarë të lënduar! Xhaçka: Shpërthimi shokues, lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për shpërthimin në sheshin Taksim në Turqi duke shprehur ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën.

“Shokues shpërthimi në sheshin Taksim në Stamboll,Turqi. Lutjet tona shkojnë për familjet e atyre që humben jetën dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme”, shkruan Xhaçka.

Ndërkohë, përmes Konsullatës së Përgjithshme të RSH në Stamboll bëhet e ditur se deri nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar, ndërsa është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke.

Konsullata njofton të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Stamboll, ata që ndodhen atypër ta vizituar atë ose kanë të afërm në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes numrave të telefonit:

+905396566219

+905461000014

Më herët, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur në Stamboll më 13 nëntor. Ai theksoi se shpërthimi ishte “sulm me bombë” dhe mund të jetë sulm “terrorist”.

Duke folur për gazetarët para se të nisej për në Indonezi, ku do të marrë pjesë në samitin e G20-s, Erdogan tha se shpërthimi ishte sulm “i pabesë”, duke shtuar se keqbërësit do të ndëshohen.

“Mund të jem gabim nëse e them se jam i sigurt se ky është terror, por sipas shenjave të para…. ka një erë terrori në këtë ngjarje”, tha Erdogan gjatë një konference për media.

“Përpjekja për të sunduar Turqinë dhe popullin e Turqisë përmes terrorizmit nuk do të jetë e mundur të arrihet as sot, e as nesër”, shtoi ai.

Sipas liderit turk, katër persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe dy në spital. Edhe 53 persona të tjerë janë plagosur, sipas guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya.