Aktualitet

Tabaku takim me Ambasadorin e BE në Tiranë: Theksova nevojën urgjente për dialog dhe reforma!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar në takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë.

Në një postim në “X”, Tabaku ka zbardhur se çfarë u diskutua në takim, ku tha se ka theksuar nevojën urgjente për për dialog dhe reforma. Po ashtu Tabaku ka parashtruar edhe kërkesat e opozitës.

“Takimi parë me Ambasadorin e BE në Tiranë.Theksova nevojën urgjente për dialog & reforma. Si opozitë, ne po kërkojmë transparencë, luftë korrupsionit dhe kërkojmë kontrolle dhe balanca më të forta nga parlament. Koha që procesi i integrimit të Shqipërisë të ofrojë ndryshime të prekshme”-shkruan Tabaku.